DURRËS

Gazetarja Klodiana Lala siguron foto ekskluzive për BalkanWeb nga pakot me kokainë të gjetura në konteinerin në Durrës.

Pakot mbanin 140 kg kokainë të cilat kishin si destinacion firmën ”Masabi Fruits” në Kombinat.

Nga fotot dallohet se kokaina ishte e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishkrimi ”Viejon”. Jo vetëm kaq, në një prej pakove ndodhej dhe fotoja e ish-liderit të kokainës në Kolumbi, Pablo Escobar me mbishkrimin ”El Mejor”.

  • foto galeri

Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, në një vend të modifikuar ndërsa deri më tani është shoqëruar një punonjës i firmës ‘Masabi Fruits’ i cili kishte shkuar për të tërhequr konteinerin.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: