Zbardhen detaje të reja nga kamioni me 38 kg heroinë, i kapur sot në Portin e Durrësit. Gazetarja Dorjana Bezat siguron për “BalkanWeb” fotot e para, që tregojnë vendin ku ishte fshehur heroina.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç raporton gazetarja, vendi ishte me mekanizëm elektrik për t’u hapur. Pastaj hapej mekanikisht me vida, ku ishin dy hapësira poshtë dy sediljeve të para.

Ndërkohë, mendohet se është i njëjti grup, që ka trafikuar në muajin prill të këtij viti sasinë prej 20 kg heroinë po nga Porti i Durrësit, por që u kap në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb