TIRANË

Kjo është makina e autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa që u gjet pak minuta pas krimit në Prezë të Vogël e shkrumbuar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se brenda makinës me targa AA 829 u gjet dhe një armë zjarri e dëmtuar që dyshohet të jetë arma e krimit.

Numrat e fundit të targës janë të paidentifikuara. Targat ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tjetër tip ‘Renault’.

Gjithashtu është identifikuar edhe lloji i armës së gjetur brenda në makinë e cila është ‘MP5’/.

Këto janë pamjet e mjetit dhe armës të siguruara nga gazetarja Bezat ekskluzivisht për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb