7 gola të shënuar, spektakël dhe emocione pafund. Liverpool-Tottenham rezultoi një sfidë e “çmendur”, një ndeshje e vendosur në frymën e fundit, por nisi “zjarr” që në start, ku pas 15 minutash lojë, në “Anfeild” rezultati shënonte 3-0. Të kuqtë e Jurgen Klopp ishte të papërmbajtshëm, në aksionin e parë, i vetëm në shtyllën e dytë, Jones dërgoi topin në rrjetë. Dy minuta më pas ishte Luiz Diaz që me një pritje brenda në zonë dyfishoi rezultatin. Tifozët nuk i besonin syve teksa në minutën e 15-të, Liverpool fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Momo Salah u tregua perfekt duke e dërguar shifrat në 3-0.

Sfida dukej e mbyllur ende pa nisur mirë, por në të 39-tën, Harry Kane ngushtoi rezultatin në 3-1. Në pjesën e dytë, koreani Son fillimisht goditi shtyllën ndërsa në minutën e 77-të u shkëput shpejt duke dërguar shifrat në 3-2. Emocionet nuk kishin fund pasi në shtesë, në minutën e 93-të, Richarlison me kokë pllakosi heshtjen në “Anfeild” duke barazuar rezultatin në 3-3. Nuk ishte thënë që kjo sfidë të mbyllej në paqe, pasi Diogo Jota në aksionin pasues me një goditje shumë të bukur i dhuroi fitoren Liverpool-it.

Shpërthen në ftesë Jurgen Klopp i cili pësoi dhe një tërheqje muskulore, festojnë edhe tifozët për këtë fitore të madhe që i jep provizorisht vendin e 5-të.

Mail
Mail

“Ekstazë dhe agoni”, ky titull i Daily Mail, është mishërimi më i qartë i asaj që prodhoi kjo sfidë.

“Ishte pjesa e parë më e mirë e gjithë sezonit. Gjithsesi, më duhet ta pranoj, ai gol i Diogo Jota na shpëtoi, e bëri ndeshjen spektakolare”, u shpreh Jurgen Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb