Personi që shihni në foto është Gjergj Krygja, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani nuk dihen arsyet e vrasjes së 43-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve.

Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se 43-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, që ka në tokat bujqësore, kur është qëlluar për vdekje.

Ai është vrarë në afërsi të banesës që ka në fshat, por shkonte aty vetëm për të mbledhur prodhimet e dimrit.

“Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: