“Elbasan Arena” është gati për të pritur sfidën e radhës.uInteresimi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjës është rritur, dhe tribunat e stadiumit pritet që në takimin që do të fillojë në orën 18:00 të kenë një numër të konsiderueshëm të pranishmish.

Kjo është vënë re nisur nga radhët e krijuara mes tifozëve që kërkojnë të blejnë bileta. Në ditët e kaluara interesimi për këtë ndeshje ka qënë i ulët teksa rrallëherë kishte njerëz para biletarisë së stadiumit të Elbasanit, ndërsa sot në ditën e ndeshjes interesimi është rritur ndjeshëm.

Sakaq, edhe qyteti i Elbasanit ka marrë ngjyrat e duhura në ditë të tilla, ku tifozët i drejtohen për të ndjekur sfidën e radhës. Fotot e realizuara nga gazetari Fatmir Popja tregojnë më së miri situatën në Elbasan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: