Një 79-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një ullishte të Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popoja raporton për “Balkanweb” se shtetasja Bale Sala, ishte  shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Haxhias”,  Elbasan, në ullishte, është gjetur pa shenja jete  shtetësia B. S., 79 vjeçe , banuese në lagjen “Haxhias”.

Shtetasja B.S., ishte   shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar  shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb