ANGLI-Ajo thoshte se donte të ishte mbretëresha e zemrës e njerëzve të thjeshtë, por Diana Spencer ka qenë edhe mbretëreshë e stilit, duke u bërë në vitet 80-90 pikë referimi për shumë femra.

Nga dalja e saj zyrtare vetëm 20 vjeç, deri tek fotoja në operën e Maria Testionos, në 1995, ku ajo ka treguar të gjithë karizmin e saj, me një veshje të Gianni Versaces, gruaja nuk ka reshtuar së befasuari dhe shkëlqyeri.

Tani, një ekspozitë e organizuar në rezidencën e saj, për më shumë se 17 vjet, Kensington Palace në Londër, përkujtohet 20 vjetori i vdekjes së saj, nga një aksident në natën e 31 gushtit 1997, në Paris, pikërisht për stilin e saj.

Diana:Her fashion story, quhet ekspozita e cila do të jetë e hapur për publikun prej 24 shkurtit deri në fund të 2017, duke treguar nëpërmjet fotove look-un e saj, që kur ishte adoleshente deri në momentin që u nda nga jeta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: