Nëse Chelsea po kalon një supermoment në “Premier League”, padyshim që një meritë të madhe për këtë ka mesfushori francez N’Golo Kante. 25 vjeçari është kthyer në një pikë referimi për trajnerin Conte në suksesin e deritanishëm me “Blutë e Londrës”.

Ndoshta thjeshtësia me të cilën luan në mesin e fushës e bën atë një prej më të mirëve. Por kjo thjeshtësi duket se e karakterizon edhe jashtë fushe 25-vjeçarin francez, rapoton “The Sun”.
1489767693_kante2
Ai fiton aktualisht 110 mijë paund në javë, por në stërvitje shkon me një makinë të thjesht për kategorinë e tij, një MINI Cooper që kushton jo më shumë se 30 mijë paund.
nintchdbpict000309371001
Nëse i hedh një sy makinave të luksit të lojtarëve të tjerë të Chelsea-t, koptohet qartë se edhe jashtë fushe N’Golo Kante bën diferencën.
nintchdbpict000309370996
Makina e William

Kur ai mbërriti nga Leicester në Londër në fillim të këtij sezoni ishte fare pa makinë. “Kurrë nuk kam qenë një person me ambicien për të pasur një makinë luksoze”, është shprehur Kante, i cilësuar si pasardhës i Makeleles.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb