Polemikat e ndeshjes Real Madrid-Bayern Mynchen nuk kanë ndërmend të shuhen dhe për më shumë që vazhdojnë të shtohen. Kjo falë arbitrit hungarez Viktor Kasai që nga shumë specialistë dhe tifozë futbolli u etiketua si fajtori kryesor për largimin e skuadrës gjermane nga “Champions League”.

Kartoni i kuq për Vidal dhe dy gola pozicion jashtë loje të Ronaldon ngritën dyshime se gabimet e “bilbilit” të ndeshjes nuk ishin njerëzore, por të qëllimta.
Si për t’i dhënë më shumë zë këtij varianti mendojnë mediat gjermane me disa foto të publikuara së fundmi të arbitrit hungarez. Kasai është fotografuar pas ndeshjes duke darkuar së bashku me ndihmësit e tij në restorantin “Mesón Txistu” në qendër të Madridit.
Kasai-restoranti-21-490x466
Deri këtu nuk ka asnjë problem, por ngjarja merr ngjyra dyshimi pasi restoranti në fjalë cilësohet edhe si lokali i klubit madrilen, pasi preferohet prej futbollistëve të Realit.

Kujtojmë se 3 futbollistë të Bayern në përfundim të ndeshjes tentuan të ‘sqaroheshin’ me arbitrat në dhomat e zhveshjes së këtyre të fundit, por falë policisë situata nuk degradoi në përleshje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb