Man.United është kthyer në kryefjalën e mediave britanike, starti më i keq në histori ka bërë që në shtëpinë e “djajve të kuq” të dalin skenarë të rinj. Mjaftoi një status i Elon Musk, njeriut më të pasur në dorë, që me shaka theksoi se do të blinte Man.United. për ta kthyer këtë çështje në një temë dite në Angli.

Nëse Musk nuk e kishte seriozisht, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për presidentin Glazer, i cili sipas mediave angleze ka vendosur të shes një pjesë të mirë të aksioneve. Glazer është i gatshëm të dëgjojë ofertat, fundja prej vitesh përplaset me tifozët, por në çdo rast ai do të mbajë shumicën e aksioneve.

Sun
Sun

The Sun kishte hapur faqen e parë me një titull shumë të gjetur: “Gold Traford”, duke zbuluar ndër të tjera se Sir Jim Ratcliffe, një nga njerëzit më të pasur në Britaninë e Madhe është gati të blejë Man.United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb