BalkanWeb ka arritur të sigurojë fotot dhe emrat e dy prej viktimave të përplasjes së përgjakshme me armë që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme.

Në ngjarjen e paprecedentë që ishte pasojë e përplasjes për pazare droge kanë mbetur të vdekur dy shqiptarët Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj.

Ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i 23-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasi u tërhoq zvarrë nga mjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga një femër, e cila sipas mediave ka qenë ish e dashura e viktimës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sa i përket Tefit, ai ka lindur më 16.01.1974 dhe është me origjinë nga Korça ndërsa rivali i tij, Armando Lamaj është 46 vjeç dhe ka lindur në Vlorë.

Mediat greke e përshkruajnë 48-vjeçarin, i cili plagosi edhe dy efektivë të policisë si një person tepër të rrezikshëm, i cili lëvizte gjatë gjithë kohës i armatosur dhe për më tepër ka qenë i përfshirë në raporte me grupet kriminale që realizojnë trafikun e drogës në Athinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb