KATANIA

Karabinierët në Librino të Italisë kanë ndaluar dy persona, njëri shqiptar e tjetri italian, të cilët ishin dënuar për trafik droge.

Policia italiane prangosi shtetasin shqiptar Rajmond Metaj 36 vjeç, banues në Katania si dhe shtetasin italian Luigi Bongiorno, po 36 vjeç, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Rajomand Metaj është dënuar nga gjykata me 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa po me burg është dënuar edhe miku i tij italian. Ata u dërguan në qeli, për të vuajtur dënimet. ë dy të arrestuarit u shoqëruan me burgun Catania Piazza Lanza.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: