SARANDË

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Barjam Çapoku, 26 vjeç.

Por, kush është i arrestuari?
41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. “BalkanWeb” mëson se ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë, që siç mëson “BalkanWeb” do të shitej për 100 milionë lekë.

Ndërkohë, siç mëson “BalkanWeb”, vëllai i Romeo Lazes ka qenë i dënuar, para disa vitesh, për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, në Sarandë.

Kujtojmë se brenda 3 muajsh Policia e Sarandës ka goditur 2 baza të shpërndarjes së kokainës dhe 3 baza të shpërndarjes së “cannabis sativa”. Veç shpërndarësve, policia ka arrestuar edhe shtetas të ndryshëm me sasi të vogla, të cilët kane rezultuar përdorues të lëndës narkotike.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb