Me një shpejtësi ere 140 km në orë, një stuhi e fortë kaloi nëpër veriun e Gjermanisë, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji, Suedi etj.

Nga stuhia e fortë kanë humbur jetën tre persona. Një 9-vjeçar humbi jetën në Vinotdeil-in britanik, pas rrëzimit të një druri, po ashtu edhe një grua 60-vjeçare në Aberdin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Gjermani njoftohet për një viktimë në Brandenburg, pas rrëzimit të një pllakati. Ndërkohë, Britania e Madhe përgatitet të dielën për një stuhi të re.

Nga pamjet e publikuara nga “DW”, shihet se nga stuhia janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Gjermani, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji e vende të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb