Eros Grezda ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Futbollisti ka gjetur dashurinë në krahët e modeles së njohur. Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi. Biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.

Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.

Dy vajzat kanë pasur një lidhje të ngushtë, aq sa tani ato mund të kalojnë kohë së bashku me partnerët e tyre. Ka qenë bashkëshorti i Almedës që ka publikuar një foto me Erosin, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhënies se ndërtuar së fundmi.

Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në “Instagram”-in e tij ku duket me Eros Grezdën në stadiumin e Stambollit.

“Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar Tolga. Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda së fundmi po luan për skuadrën e Manisës. Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur. Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Bëhet me dije se dy të rinjtë kanë nisur edhe bashkëjetesën në Turqi. Ndonëse kanë vetëm pak muaj të lidhur, marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri po e ndan jetën brenda një shtëpie.

Por teksa ai po shijon këtë romancë të re, një modele e ka “piketuar” futbollistin shqiptar. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk e hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri ‘unsend’!”, tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”. Kujtojmë që ylli i futbollit prej gati 1 viti ishte i lidhur me modelen Oriola Marashi.

Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur, nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.

E duket se kjo periudhë ka përfunduar dhe Eros ka gjetur dashurinë e vërtetë në krah të Ajsel./ Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: