Makina më e bukur në Konkursin Eleganca 2018 e Pebble Beach, panairi i makinave të vjetra që mbahet çdo vit në Californi, është një Alfa Romeo.

Pikërisht një 8C 2900BTouring Berlinetta e 1937 me ngjyrë blu të errët. Ka qenë pikërisht kjo makinë që ka marrë titullin ‘Best of Show”, ku morën pjesë rreth 209 modele antike, me një bukuri të rrallë.

‘Zonjusha’ 80-vjeçare, u prezantua për herë të parë në Sallonin e Parisit në 1937 dhe më pas në 1938 në Berlin, por ka mbi shpatulla një histori shumë të gjatë, pasi ka udhëtuar edhe dy herë përtej Atlantikut.

Për Alfa Romeon dhe Touring bëhet fjalë për fitoren e tretë në Konkursin e Pebble Beach, gjithmonë me modelin 8C 2900B. Për herë të parë ishte në 1988 me një version spider, ndërsa për herë të dytë në 2008 me një coupe.
Pronari aktual i koleksionit David Sydorick, ka rreth 20 makina të rralla mes tyre edhe Ferrari Spider Corsa e 1947 me numër telaio 002C. Historia e Alfa Romeo 8C 2900b Touring Berlinetta është vërtetë e pabesueshme.

E shitur në Gjermani në 1938, makina qëndroi atje deri në fund të luftës të Dytë Botërore, kur një ushtar i ushtrisë britanike, i apasionuar pas Alfa Romeos e mori me vete në Britaninë e Madhe.
Në 1960, makina ju shit një shefi të ushtrisë amerikane dhe përfundoi në Shtetet e Bashkuara.

Pas lëvizjeve të tjera në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani sërish makina u restauruar plotësisht në vitet 90-të, për tu bërë në konkursin e 2018 makina antike më e bukur në botë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb