Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e Presidencës, atje ku po mbahen homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë në një spital në Gjermani.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Presidenca, bashkëshortja e Nishanit, Odeta, bashkë me dy fëmijët e tyre, Fiona dhe Ersi, presin ngushëllime të pikëlluar për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, presidenti Meta i ka kushtuar një status këtij momenti, ndërsa thekson se sot u përkul me nderim të thellë para ish-presidentit.

“U përula sot me respekt dhe nderimin më të thellë para ish-Presidentit, Bujar Nishani.
U shpreha ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Odeta, fëmijëve Ersit dhe Fionës, si dhe të gjithë familjarëve të tyre, për këtë ndarje të dhembshme dhe shumë të parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Nishani.
Ai, nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por një nga politikanët dhe mbi të gjitha shtetarët më të përgjegjshëm dhe serioz të këtyre dekadave, në çdo detyrë, politike dhe shtetërore, ku shkëlqeu me korrektësinë, integritetin, principalitetin dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në mënyrë të veçantë si President i Republikës, ku spikati si një mbrojtës i shkëlqyer i Kushtetutës, i interesit publik dhe kombëtar, i demokracisë, parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të saj.
Ish-Presidenti Nishani, simbol i virtyteve më të mira dhe njerëzore, la pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata, të cilëve ju shërbeu me përkushtim dhe besnikëri.
I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: