TIRANE

Futbollisti i njohur, Taulant Xhaka ka ndarë së fundmi një nga portretet më të bukura të familjes së tij. Ai ka publikuar një ‘selfie’ me bashkëshorten dhe djalin e vogël, duke shkruar se familja qëndron e para në çdo moment.

Me siguri Xhaka duhet të jetë shumë i lumtur tani që familja e tij po krijon kujtimet më të bukura me më të voglin e shtëpisë. Fansat e kanë pëlqyer menjëherë këtë postim, e disa prej tyre kanë zgjedhur edhe të komentojnë duke e komplimentuar familjen e Xhakës.

Taulant Xhaka u bë baba për herë të parë më 25 mars të këtij viti. Bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb