TIRANE – Presidenti  i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar ditën e parë të këtij viti të ri.

Me një foto të postuar në Facebook, Meta shfaqet i rrethuar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe 3 fëmijët e tij.

Në statusin bashkangjitur fotos, kreu i shtetit uron paqe, dashuri e harmoni për çdo familje shqiptare.

“Në këtë ditë të parë të 2018 uroj më shumë paqe, harmoni, dashuri e begati për çdo familje dhe për vendin tonë,” shkruan Meta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: