Momo Salah ishte me një këmbë jashtë Liverpool pasi kërkesat e sulmuesit egjiptian konsideroheshin të ekzagjerua nga stafi drejtues i të kuqeve.

Pikërisht në momentin kur emri i Salah filloi të qarkullonte në tregun e transferimeve, Liverpool doli me një deklaratë zyrtare duke njoftuar se kishin gjetur akordin me “faraonin” për të vijuar bashkëpunimin, dolën dhe fotot gjatë momentin kur Salah po firmoste kontratën e re.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave angleze, Salah ka firmosur një kontratë të re deri më 30 qershor deri në 2025. Flitet për një pagë prej 350 mijë sterlina në javë ndërsa në total nga kontrata e re Salah do të përfitojë afro 55 milionë euro. “Salah nënshkruan një super marrëveshje me shumë para”, shkruan Daily Express. “Salah firmos një kontratë të re rekord për 55 milionë paund”, shkruan Star Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: