Vendosja e verores tregon që dimri po ikën për t’ja lënë vendin pranverës, e bashkë me të lind shpresa për më shumë shëndet, mbarësi e bereqet. Por, teksa jemi ende në dimër, pikërisht në muajin janar duket se kjo simbolikë nuk vlen për kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit mban ende në dorë veroren që vendoset në muajin mars, që simbolizon edhe ardhjen e pranverës.

Kreu i qeverisë është parë me verore në dorë teksa priste bashkë me presidentin turk Erdogan shiritin e qendrës së re të banimit në Laç, me 524 apartamente të reja që u ndërtuan nga qeveria turke. Rama vazhdon traditën e tij të përhershme me veroren, mos vallë është fatsjellëse për të?!

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: