Goli i parë i Francës në ndeshjen e sotme të 1/16 të Botërorit kundër Argjentinës erdhi nga pika e bardhë e penalltisë si pasojë e një faulli të Marco Rojo-s ndaj Kylian Mbappe.

Është fakt se kontakti mes dy lojtarëve nisi jashtë zone, ndërsa më pas arbitri iranian e akordoi 11-metrësh si pasojë e rrëzimit të Mbappe-s brenda kuadradit.

para

Kjo ka qenë edhe arsyeja që të ftuarit në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, kanë kundërshtuar specialistin e gjykimit Albano Janku, i cili më pas ka treguar edhe diferencën përse ky rast jepet penallti:

“Është e vërtetë që faulli ka nisur jashtë zone, por brenda saj ka patur sërish një tjetër kontakt që i jep të drejtë arbitrit ta akordoi penallti.

Në rast se ky do të ishte një faull jashtë zone ndryshimi është se lojtari i Argjentinës, Marco Rojo duhej të ndëshkohej me karton të kuq pasi i heq mundësin e pastër të shënimit lojtarit të Francës.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb