Çifti më i njohur dhe më i komentuar i showbizz-it shqiptar, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, do të kurorëzojnë ditën e sotme në fejesë dashurinë e tyre.

Thashethemet u përhapën me shpejtësi këtë javë në mediat rozë e madje Alketa Vejsiu, si organizatore e eventit, postoi edhe një foto të dekorit. “Sot në fejesën zyrtare të një prej çifteve me të përfolur në media…”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram, teksa vjeshta ishte tema e zgjedhur nga çifti për ceremoninë.

Alketaaa 768x499
Alketaaa 768×499

Në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, shihet pikërisht ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij teksa po shkojnë në ceremoni. Krah për krah me bashkëshortin, Zonja Berisha meriton komplimente të veçanta për veshjen e saj plot sharm dhe stil. Kurioz jemi të shohim edhe veshjen që ka zgjedhur Armina, në këtë ditë të veçantë për të, si edhe ftuarit e tjerë në ceremoni.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: http://www.gsh.al/2018/10/14/foto-armina-fejohet-me-shkelzenin-si-eshte-veshur-ish-kryeministri-dhe-zonja-e-tij/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb