TIRANE

Me një unaze në dorë, i ulur në gjunjë, duke bërë propozimin klasik, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka dhënë lajmin se tashmë ai është zyrtarisht i fejuar.

I zhvendosur prej pak kohësh në Kaliforni, në Los Angeles propozimin e ka bërë pikërisht në këtë vend si në filmat amerikan që kemi parë të gjithë. Ai ka postuar një foto nga ai moment mjaft i veçantë por nuk ka zbuluar portretin vajzës që ai dashuon.

Kujtojmë që në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie. Por që nga ajo ditë, ai nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb