Pas përfundimit të dhënies së çmimeve Oscar të gjithë yjet kanë marrë pjesë në festat e organizuar në Los Angeles. Më e pritura ishte festa e organizuar nga Vanity Fair Usa, ku yjet i kanë lejuar vetes veshje ekstreme dhe sensuale.

Ajo që ka fituar pa dyshim palmën e erotizmit ishte sigurisht Kendall Jenner që me veshjen e realizuar nga Rami Kadi, ka dhënë spektakël.

Me dy të çara në fustan, ku mungonin të mbathurat, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë pikerisht Jenner.

Nuk mund të mungonte në festën vip edhe Chiara Ferraghi.

Kush mendoi të shihte një Miley Cyrus me një veshje të ekzagjeruar këtë herë mbeti i zhgënjyer. Veshja e saj në fund është seksi dhe në të njëjtën kohë shik. Një carje goxha e madhe në gjoks por që në fund nuk tregon asgjë.

Veshja më elegante dhe shik në fakt ishte ajo e modeles Adriana Lima, që ka bërë për vete fotografët, por edhe publikun, falë një rripi prej kristali të vendosur në kofshë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb