Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e KF Tiranës pas fitimit të titullit kampion dhe pasi i dorëzoi vetë Kupën e Superligës.

Meta shkruan se titulli është kurora që i jep hijeshinë 100- vjetorin të Tiranës si kryeqytet.

Më tej ai shkruan se sot nuk mund të mos mbante në trup fanellën e Tiranës që e kanë veshur breza me radhë teksa fton që sot qielli i Tiranës le të ndriçojë me ngjyrat bardhë e blu.

STATUSI NGA ILIR META

Fitorja plotësisht e merituar e titullit KAMPION? për TIRONËN BARDHË E BLU⚪? është kurora që i jep hijeshinë 100-vjetorit historik të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Urime të gjithë lojtarëve dhe veçanërisht lojtarit të 12: tifozëve të mrekullueshëm.⚪?
Në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për kryeqytetin nuk mund të mos mbaja veshur fanelën bardhë e blu⚪? për të cilën gjenerata të tëra futbollistësh dhe tifozësh kanë dhënë gjithçka me shpirt e zemër duke përjetuar emocionet më të forta.
Le të ndricojë sot qielli i Tiranës me ngjyrat bardhë e blu!⚪?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb