Spanja shijon triumfin përballë Shqipërisë, një sukses i rëndësishëm për “bandën” e Luis Enrique pavarësisht se bëhej fjalë thjesht për një test miqësorë. Tekniku spanjoll e kishte vlerësuar maksimalisht këtë përballje, kjo u pa qartë edhe nga formacioni që kishte përzgjedhur, lojtarët më të mirë, u pa qartë edhe në disa momente gjatë lojës, mbi të gjitha pas çdo goli të shënuar, ku festoi me stafin e tij.

Në numra si gjithnjë Spanja ishte superiore në çdo aspak, 76% mbajta e topit, 7 raste për gol etj, por në fushë diferencat nuk dukeshin kaq të mëdha, Shqipëri nuk u fut në fushë si inferiore e as nuk e luajti si e tillë këtë përballaje, përkundrazi, “furitë e kuqe” ishim me fat që dolën me fitore nga kjo përballje, për mënyrën se si shkoi kjo sfidë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë sukses e kanë shijuar edhe mediat spanjollë: “Rroftë Olmo”, shkuan AS në faqen e parë. “Festë spanjolle”, është titulli i përzgjedhur nga Marca. “Feste dhe golazo”, shkuan Mundo Deportivo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb