Eventi më Glamour dhe i shumëpritur i vitit ka ardhur! Pas Met Gala, Oscar, është magjia e Festivalit të Filmit në Kanë. Pas ndalimit në 2020 dhe shtyrjes për në korrik 2021, eventi rifilloi në javët e saj tradicionale të majit. Janë të shumtë yjet që shkëlqejnë në Croisette, me fustanet e tyre përrallash dhe bizhuteritë marramendëse.

“Vëllimi” është kryefjala e mbrëmjes së dytë të Festivalit të Filmit në Kanë. Të shumtë janë yjet që u shfaqën në tapetin e kuq me fustane version maxi. Aktorja Aishwarya Rai duket si një buqetë me lule me fustanin e saj të zi të mbuluar me lule shumëngjyrëshe nga Dolce & Gabbana. Supermodelja Jasmine Tookes magjeps me të verdhë, me një fustan nga Tony Ward. Influencerja Leonie Hannie është shfaqur me një minifustan rozë, ndërsa Elle Fanning është shfaqur me nje veshje të Giorgio Armani Privé si një kukull. Ndër të gjitha, ka spikatur Adriana Lima, e cila ka treguar një bark të ekzagjeruar nudo ne tapetin e kuq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Personazhet e famshëm kanë shkelqyer në spektaklin e natës së hapjes dhe si zakonisht sensualiteti nuk ka munguar. Valeria Golino magjeps me një fustan Dior prej mëndafsh ngjyrë vaji me një dekolte të theksuar. Modelja Didi Stone është një bombë seksi me fustanin Roberto Cavalli, bust me lule dhe të prera. Në Festivalin e Filmit në Kanë, Eva Longoria fokusohet tek transparentja me një model të zi, një fustan nga Alberta Ferretti. Aktorja mban gjithashtu një varëse provokuese në qafë. Buzëqeshje magjepsëse, flokë platini dhe modele të ndërlikuara për Bebe Vio.

Shikoni më të mirat dhe më të këqijat në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në galeri.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb