KOSOVE

Reperja e njohur, Loredana, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 28 vjeçe. Urimet në këtë ditë për të kanë qenë të shumta, por vëmendjen e mori ai i të dashurit të saj.

Karim Adeyemi ka ndarë një foto të tyren, ku shkruan “Happy Birthday zemër”. Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman më herët këtë verë. Ajo ka qenë shumë e hapur mbi romancën e tyre që pas zyrtarizimit duke publikuar shpesh foto nga ditët e tyre bashkë, udhëtimet, e duke shkuar ta mbështesë në ndeshjet e tij.

Karim është 21 vjeç dhe luan me Borussia Dortmund dhe Kombëtaren Gjermane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb