NGA ARMIR MEHAJ
Ndryshe nga sa ishte premtuar se nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit nuk do të kishte shkarkime, në fakt shkarkimet nisën. Në hidrocentralin e Fierzës shkarkimet nisën prej mbrëmjes së të enjtes teksa prurjet anësore e kaluan shifrën e 1000 metër kub për sekondë.

Aktualisht Fierza ndodhet në kuotën e 293 metrave, kur 296.5 metër është niveli maksimal. Prurjet anësore janë 120 metër kub për sekondë ndërsa po shkarkohen 800 metër kub ujë në sekondë. Specialistët e Fierzës bëjnë të ditur se HEC-i më i madh në vend po prodhon energji me kapacitet maksimal, teksa në punë janë 4 turbina. Shkarkimet kanë nisur me qëllim menaxhimin e situatës pasi priten reshje edhe në vazhdim.

Vasil Kola, një banor i Fierzës bën të ditur se shkarkimet nisen prej mbrëmjes së kaluar në orën 19:00, ndërsa më parë specialistët e Fierzës kishin përjashtuar mundësinë e fillimit të shkarkimeve.

Shkarkime ka edhe në hidrocentralin e Komanit, çfarë shton rrezikun për përmbytje në zonën e Nënshkodrës, pasi reshjet rinisën sërish dendur në orët e pasdites.

Shkarkimet në Fierzë kanë vështirësuar qarkullimin mbi urën e lumit Drin që lidh Pukën me Bajram Currin ndërsa këshillohet evitimi i lëvizjeve sa kohë shkarkimet të jenë të pranishme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: