Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se tashmë ka filluar trajnimi i 3 mijë profesionistëve mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer në situatën me koronavirusin.

Tashmë trajnimet kanë filluar në Vlorë dhe Elbasan bën me dije Manastirliu që e konsideron këtë si një sakrificë dhe solidaritet.

 

 

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT

?#COVID-19
Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit??
3️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate❗️
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit në #Vlorë dhe #Elbasan ✅

#BashkëJaDalim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb