Këto janë fotot e pabesueshme që tregojnë një fis të izoluar në një nga pyjet më të dendura të Brazilit që jetojnë akoma si paraardhësit tanë 20 mijë vite më parë.

Ata u fotografuan nga fotografi Ricardo Stuckert teksa ai bënte një xhiro me helicopter mbi xhunglën e Amazonës. Ndërkohë që shkrepte aparatin, një person nga poshtë i frikësuar filloi të godiste me shtiza druri. Një stuhi detyroi helikopterin të largohej nga vendngjarja por e lejoi atë të kapte fotografi të mrekullueshme.

Fotot e publikuara në National Geographic, tregojnë jetën e prapambetur të këtij fisi në kufi me Perunë, që mendohet të ketë disa qindra anëtarë. Në të gjitha fotot, banorët e këtij fisi duken të shqetësuar dhe të habitur nga zhurma e helikopterit.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: