Finalja e Kupës së Francës e zhvilluar mbrëmë në stadiumin ku luan kombëtarja i ka buzëqeshur Paris SG, pasi ekipi kryeqytetas mposhti 2-0 skuadrën modeste të kategorisë së tretë, Les Harbies.

Një gjest mjaft interesant në momentin e ngritjes së trofeut ka bërë kapiteni i parisienëve, Thiago Silva, i cili ka ftuar homologun e tij nga ekipi rival, Sebastien Flochon, për të ndarë këtë çast.

956185236

E gjitha kjo, vetëm e vetëm për të nderuar performancën e shfaqur nga rivalët, që pavarësisht dallimeve të mëdha jo vetëm nga kategoritë ku luajnë, por edhe në nivel buxhetor, arritën të shfaqnin më të mirën në fushën e lojës, duke humbur vetëm 2-0, ndërsa parashikohej një goleadë nga kryeqytetasit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb