TIRANE

Pak ditë më parë, Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Madje ai i bëri edhe një propozim mjaft romantik me trëndafila dhe një unazë elegante. Duket se ai nuk heziton ta surprizojë në çdo moment këngëtaren.

Pak minuta më parë, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me një tufë me lule në dorë. “Zemra ime duke më surprizuar çdo ditë”, shkruan Fjolla krahas fotos.

Kujtojmë se momentalisht ajo ndodhet në arrest shtëpie në Kukës, pasi u kap me dy armë teksa tentonte të kalonte doganën në Morinë. Megjithatë duket se falë partnerit të saj, Fjolla po e kalon çdo ditë plot surpriza të ëmbla.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb