RINAS

Një 56-vjeçar është arrstuar në Rinas pasi do të transportonte flori pa dokumentacion nga Shqipëria drejt Turqisë.

Tre lingota të dyshuara me flori, me peshë 4 kg e 660 gram iu gjetën Astrit Llozhit.

Operacioni ”Lingota” ka nisur dy muaj më parë dhe pas hetimeve dhe informacioneve se shtetasi Astrit Llozhi do t’i transportonte floririn pa dokumentacion u kap në Rinas.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Operacion ”Lingota” në Rinas, sekuestrohen 4 kg e 660 gram flori pa dokumentacio, pranga një

Rinas

Finalizohet operacioni i koduar “Lingota”.

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare Rinas, pas një hetimi 2-mujor, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandës me mallra të licencuar.

Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar.

Sekuestrohet një sasi prej 4 kg e 660 gr e dyshuar si flori, pa dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare e Rinasit, në kuadër të Planit Operacional për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi 2-mujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Lingota” si rezultat i të cilit, u godit një tjetër rast i tentativës së kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ll., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të transportonte nga Shqipëria drejt Turqisë, një sasi floriri të dyshuar kontrabandë, shërbimet e Komisariatit Rinas kanë koordinuar veprimet dhe kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A.Ll, i cili do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën  penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb