“Gati për një sfidë të re”. Franck Ribery ka zgjedhur profilin e tij në Instagram për të njoftuar fansat se është gati për të nisur një aventure të re. Pasi bëri historinë me fanellën e Bayern Munich, sulmuesi francez as që ka ndërmend të “var këpucët mbi gozhdë”, e as të largohet nga europa, por është gati për një transferim në Serie A.

Frenk Ribery
Frenk Ribery

Në postimin e tij nuk kanë munguar komentet nga tifozë të shumë të Fiorentinës, skuadër e cila ka paraqitur një ofertë konkrete. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”: Fiorentina pritet të jetë skuadra e re e Ribery. Klubi vjollcë i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare nga ku Ribery do të përfitoj 4 milion euro plus bonuse Gjithnjë sipas “Bild”: Fiore-Ribery është një marrëveshje e mbyllur, mungon vetëm firma mbi kontratë për ta bërë zyrtare.

Për Ribery nuk kanë munguar ofertat ku ekipe nga Rusia, Arabia Saudite, SHBA dhe Kina janë përpjekur ta joshin me shuma të majme por Serie A dhe futbolli i rëndësishëm europian kanë bindur Ribery të transferohet në Itali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb