NGA BRIKENA METAJ

GJIROKASTER– Këngëtarë nga Evropa dhe Amerika janë mbledhur në Gjirokastër për të sjellë muzikën e tyre më të mirë në aktivitetin e veçantë të emërtuar “Fustanella festival”.

Qëllimi i këtij organizimi sipas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro është para së gjithash promovimi i Gjirokastrës, dhe mënyra më e mirë për rijetëzimin e monumenteve të kulturës.

Ashtu si palat e shumta të fustanellës shqiptare, të shumëllojshme kanë qenë dhe rrymat muzikore të prezantuara në këtë festival që u shtri në të gjithë qendrën historike, duke përcjellë muzikë që nga Qafa e Pazarit deri tek kalaja e qytetit.

Tre netë të bardha do të gjallërojnë qytetin e UNESKO-s falë “Fustanella festival”, çfarë ka kthyer Gjirokastrën në destinacion të kësaj fundjave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb