Portieri i Manchester City-t, Ederson ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, pas goditjes nga sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, në ndeshjen e së shtunës që Manchester City e fitoi me rezultatin 4-0. Portieri brazilian u detyrua të largohej nga loja, pasi Mane e kishte goditur me “takë”, duke ia shqyer fytyrën. Mane u ndëshkua me karton të kuq direkt, por ende nuk është marrë një vendim për sa ndeshje do të dënohet. Pas ndeshjes Mane ka kërkuar falje dhe insiston se qëllimi i tij nuk ishte për ta lënduar Ederson. Por pas ka mrrë trajtimin mjekësorë janë publikuar edhe fotot e para të portierit brazilian. Duket qartë nga foto, që Ederson ka shpëtuar për një “fije peri”, nga dëmtime akoma më serioze.
Screenshot_1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb