BRITANI E MADHE

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, Duka i Edinburghut, festojnë sot 73-vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të veçantë faqja zyrtare në Facebook e Familjes Mbretërore publikoi një foto të Mbretëreshës dhe Dukës duke parë dhuratën e Princit George,
Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Ata i kanë dhuruar stërgjyshërve të tyre një kartolinë. Çifti mbretëror shfaqet duke e parë me kureshtje kartolinën, të ulur në divan, në dhomën e ndenjjes në Kështjellën Windsor.

Mbretëresha shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bojëqielli dhe me perla përreth qafës ndërsa Duka me kostum. Mbretëresha e Duka morën letra të shumta, në këtë përvjetor martese që i gjeti të karantinuar në kështjellë për shkak të pandemisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb