George Clooney është bërë baba dhe bashkëshortes së tij të ëmbël Amal Alamuddin i ka dhuruar emocionin e një lindjeje prej njëmijë e një netësh.

Për lindjen e binjakëve Ella dhe Alexander divi i Hollywood-it ka prenotuar një dhomë private në brendësi të Chelsea and Westminster Hospital të Londrës.

Një natë në këtë suite kushton 10 mijë euro. Këndi privat ka krevat super komod dhe asistencë 24/24.

Vendi ku Amal ka sjellë në jetë trashëgimtarët e shtëpisë Clooney ndodhet në katin e tretë të Kensington Wing.

Ka rreth 16 dhoma të projektuara në këtë mënyrë me qëllimin që nënat e reja të ndjehen si në shtëpinë e tyre, me asistencën e mjekëve më të mirë dhe me qetësinë maksimale.

Një natë në Kensington Wind kushton 10 mijë euro, por garanton qetësinë dhe privatësinë maksimale. Edhe pse ndoshta fotografët nuk kanë arritur ti fotografojnë në brendësi të kësaj qendre me siguri do të jetë në hyrje për të fotografuar të gjithë familjen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: