Nuk do t’i kalojë pushimet si çdo vit në liqenin e Comos me të gjithë familjen? Është hera e parë që aktori amerikan George Clooney braktis Italine dhe qëndron në Los Angeles, ku duket se po jeton një moment krize me bashkëshorten Amal Alamuddin. Fotografët e revistës Chi e kanë fotografuar vetëm me një prej binjakëve të tij teksa shkonte tek pediatri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me një shall që i mbulon hundën dhe gojën, me xhinse dhe bluzë blu dhe në dukje i shqetësuar dhe shumë serioz, George ka braktisur rolin e aktorin seksi dhe ka veshur pektun e babit casual dhe shumë të mendueshëm. Me fëmijën në krah ai ka shkuar në klinikën e pediatrit pa bashkëshorten e tij. Sipas të mirëinformuarve në familje mbizotëron kriza, aq sa Clooney dhe avokatja, të martuar 6 vjet më parë, mund të divorcohen, një divorc që mund të kushtojë 500 milion dollarë.

Cdo vit çifti i njohur kalon pushimet në Villa Oleandra, Itali, por këtë vit për shkak të emergjencës shëndetësore duket që zakoni i Clooney ka ndryshuar. Tani për tani do të qëndrojnë në Los Angeles, pavarësisht daljeve të tyre të ndarë nga njëri-tjetri. Do të shohim nëse George do të qëndrojë në SHBA deri në fund të verës, apo do të marrë fluturimin për në vendin e bukur…

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb