Georgina Rodriguez ka ndryshuar pothuajse të gjithë jetën e saj për hir të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të tij në Al Nasr, ku familja u vendos në Riad.

Megjithatë, rregullat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk janë shumë të lehta për partneren e futbollistit, e cila njihet për veshjet e saj seksi.

Rodriguez i kërkohet të ndryshojë mënyrën e veshjes në publik dhe tani e tutje do të duhet të ndjekë rregulloren e mirësjelljes publike.

Ajo tashmë ka bërë përpjekje për t’iu përshtatur mentalitetit saudit, pasi pak ditë më parë u shfaq e veshur me shami ., e ndërthurur gjithmonë me stilin e saj personal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shtëpi, megjithatë, ajo mund të veshë çfarë të dojë dhe të pozojë për foto për t’i ndarë me miqtë e saj në internet.

Me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të, Georgina Rodriguez ka veshur sërish një fustan me dekolte dhe ka festuar me familjen e saj. Cristiano Ronaldo dhe 5 fëmijët e tij, dy prej të cilëve i ka me influenceren spanjolle, pozojnë pranë saj dhe pranë një torte të madhe të bardhë.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Rodriguez shkroi: “29 vjeçe e rrethuar nga njerëz dhe njerëz të vegjël që i dua me gjithë zemër ♥️ Pafundësisht mirënjohëse Zotit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve që gjetët pak nga koha juaj për të më uruar dhe për të më dërguar kaq shumë dashuri.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb