TIRANE

Reperi i njohur Getinjo, ka shprehur së fundmi revoltën e tij në rrjetete sociale, lidhur me disa fjalë që janë thënë për të së fundmi në lidhje me karrierën e tij.

Në një postim në InstaStory, Getinjo ka vendosur t’iu përgjigjet atyre që thonë se ai “ka dështuar” dhe “i ka rënë fama”.

Getinjo thekson se arsyeja se pse ka qëndruar më në heshtje ka qenë zgjedhja e tij, por që mund të kthehet në piedestalin e dikurshëm sa herë të dojë.

“Po më çuditin disa komente “ka dështur, s’po mundesh me ndez, ke rënë shumë”. Unë s’kam punuar për të qenë në qendër të vëmendjes këto 2,3 vitet e fundit.

Për qef s’kam punuar, kam jetuar me krejt të mirat, pa stres, pa komplikime. Kësi tipi jam unë, kthehem kur të dua hehe edhe ju çuditi. Mos i jepni zor se Ghetto, yung Ghetto, Getinjo gjithnjë e ka sillur edhe gjithnjë do ta sjellë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që reperi nga Ferizaj ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij më të fundit “P9”, e cila është pritur mirë nga fansat e tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: