Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar 1 qershorin me një foto të veçantë.

Basha thotë se fëmijët janë gëzimi dhe motivimi teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre është forca për të tejkaluar sfidat dhe për të ecur për ditë më të mira përpara.

Po ashtu Basha shpreson që të bëhet gjithçka në mënyrë që e ardhmja e fëmijëve në Shqipëri të jetë si ajo e fëmijëve europianë.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të lumtur. Është forca për të tejkaluar sfidat në këto kohë të vështira dhe për të ecur përpara për ditë më të mira e për tu dhënë të gjithë prindërve sa më shumë mundësi për të plotësuar dëshirat e tyre.

Le të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre në Shqipëri të jetë më e mirë, dhe ata të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë!#Gëzuar1Qershorin #Ditëmëtëmira

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb