Një yll me një sukses planetar, Kim Kardashian është një nga personazhet më të famshëm kontrovers. Nga kirurgjia plastike, tek fotot e modifikuara, nga jeta e luksit dhe me një bashkëshort që shpesh herë e ka kundërshtuar edhe në publik, Kim është sulmuar shpesh herë nga kritikët dhe shtypi për sjelljet e saj ekstreme. Kardashianët kanë njoftuar pikërisht në këto ditë mbylljen pas 14 ditësh, të reality show, që i ka bërë ata një klan shumë të fuqishëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky reality show ka dokumentuar jetën e familjes, me martesat dhe divorcet me shumë fëmijë dhe një jetë ëndrrash. Ajo që ka mbajtur në këmbë këtë program dhe që ka fituar miliona dollarë ka qenë mamaja e Kardashian Kris Jenner, një grua shumë e fuqishme dhe një businesswoman. Ndërkohë gjatë këtij programi kanë spikatur edhe vajzat e saj. Kendall Jenner tani është një modele shumë e famshme, Kylie Jenner ka ndërtuar një perandori kozmetike, ndërsa Kim Kardashian i është futur si biznesit të make-up ashtu edhe asaj të të brendshmeve.
Gëzuar ditëlindjen Skims!
Linja e shaperwear e Kim kardashian, Skims, feston pikërisht sot në 10 shtator ditëlindjen e parë. I menduar për tu ardhur në ndihmë femrave të të gjitha masave (nga XXS tek 5XL), brandi ofron të brendshme dhe veshje për të qëndruar në shtëpi, nga tutat, recipetat deri tek pantallonat komode. Në këto 12 muaj koleksionet në web janë ezauruar pothuajse të gjitha, duke rritur në mënyrë marramendëse të ardhurat e Kim Kardashian. Dhe ajo për të festuar ditëlindjen e Skims, është zhveshur. Kim ka mbushur faqen e saj në Instagram me imazhe sensuale ku shfaqet me pjesë të koleksionit të saj. Në to bien në sy pozat ku Kim shfaqet me body në mes të çarçafëve ku shfaqen dhjetëra foto me të pasmet e femrave të veshura me Skims. Të pasmet dihet që sjellin fat dhe duke gjykuar nga sasia e produkteve të shituara Kardashian është mëse e vetëdijshme.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb