Që Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo nuk ishim më bashkë kjo dihej prej kohësh dhe që për të mirën e djalit të tyre Andrea të dy kishin një raport miqësor. Por që kantautori italian priste një tjetër fëmijë ky është scoop i kësaj vere, që revista ‘Chi’ zbulon në numrin e të mërkurës.
D’Alessio tashmë ka një të dashur të re Denise Esposito, 26 vjet më e re, që në vjeshtë do ta bëjë baba për herë të pestë. Ndërsa Anna është fotografuar me reperin Livio Cori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në të përjavshmen italiane publikohen edhe fotot ekskluzive të jetës së re, të atyre që dikur ishin çifti më i dashur i spektaklit, ajo mes Anna Tatangelo dhe Gigi D’Allesio. Kantautori napoletan është fotografuar në bordin e një jahti me të dashurën e re, teksa i përkëdhel barkun rrumbullak, që tashmë i bie në sy.

Ndërsa Tatangelo është fotografuar për herë të parë teksa shkëmbente puthje me të dashurin e ri, Livio Cori. Për të dy ishte folur prej muajsh që janë në një lidhje, por asnjëherë nuk kishte prova për ta provuar këtë. Në plazh këngëtarja përfshihet nga pasioni dhe e shtrirë në shezlong puth reperin nën sytë kuriozë të paparacëve të ‘Chi’, që kanë realizuar fotot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb