Ambasada gjermane në Tiranë i ka dhuruar një pajisje bashkëkohore të teknologjisë së fundit Komisariatit të Policisë në Rinas për të ekzaminuar dokumentet në hyrje- dalje të Shqipërisë.

 

Pajisja është e tipit VSC, dhe ekzaminon dokumentet nëse janë të ligjshme ose të falsifikuara.

Ishte zv/ambasadori gjerman Jannis von Oy që ia dorëzoi dhuratën Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj dhe ky i fundit e ka falënderuar.

Ndër të tjera mësohet se gjatë periudhës 2017- 2020 në Rinas janë kapur 546 dokumente udhëtimi të falsifikuara.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Rinas

 

Pajisje moderne për të evidentuar dhe ndëshkuar veprimtarinë e paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

 

Paraditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë një ceremonie, zv/ambasadori i  Gjermanisë në Tiranë z. Jannis von Oy i  ka dorëzuar Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, një pajise bashkëkohore moderne që do të përdoret nga ana e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

 

Drejtor Merkaj ka falënderuar zv/ambasadorin për këtë dhuratë me shumë vlerë në ndihmë të Policisë Kufitare, në punën për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë dhe në këtë rast atë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, por edhe për gjithë mbështetjen e dhënë  për Policinë Kufitare, nga Policia gjermane dhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

 

Pajisja VSC është dhuratë nga ambasada gjermane për Policinë Kufitare, në vijim të mbështetjes së dhënë edhe më parë nga Policia gjermane, në logjistikë dhe automjete për Departamentin e Policisë Kufitare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb