KOSOVA

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për President, Ramush Haradinajn është përballur me një gjest emocionues gjatë takimeve elektorale.

Haradinaj i ka shkuar një të moshuari në shtëpi në Klinë teksa i ka bërë dhe një dhuratë simbolike.

I moshuari me qeleshe mbi kokë nuk ka përmbajtur dot emocionet, dhe e ka puthur Haradinajn në kokë.

Më tej në statusin e publikuar, Haradinaj thekson se 14 shkurti nuk ësthë vetëm datë e zgjedhjeve, por referendum dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës e kanë tashmë bashkë të ardhmen në dorë.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Në vazhdim të vizitës në Klinë, bashkëbisedova rreth Programit të Aleancës me banorët e fshatrave Radulloc, Sverkë dhe Ujmir. Vizitova edhe Sadik Gashin, bajraktarin e Sverkës.

14 shkurti nuk është vetëm data e zgjedhjeve, por është edhe referendum për zhvillim ekonomik, punë dhe mirëqënie. Të gjithë NE bashkë e kemi në dorë të ardhmen.  ?

#ForcaeKosovës

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb