Ky është i riu që humbi jetën një ditë më parë në hotel Rogner, në kryeqytet. Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra një ditë pas ngjarjes gjeti vdekjen për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, pasi u rrëzua nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner.

Burime për Neës24 thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe i riu ra nga lartësia duke u përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit.

Whatsapp Image 2021 09 11 At 14.07.06
Whatsapp Image 2021 09 11 At 14.07.06

Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale megjithatë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime për Nws24 thanë se pritet të merren masa ndaj hotelit. Nga verifikimet është vërejtur se hoteli nuk kishte vendosur asnjë shenjë dalluese për rrezikun që përbënin kangjellat dhe as ka paralajmëruar klientët për mundësinë e shembjes se tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb